Disa zona në komunën e Gjorçe Petrov në Shkup do të jenë pa energji elektrike sot, si pasojë e punimeve të planifikuara.
Sipas njoftimit nga EVN Maqedoni, nga ora 09:00 deri në 14:30, një pjesë e përdoruesve të rrugës “Meçkin Kamen” dhe “Dubrovniçka” do të jenë pa energji elektrike.
Gjithashtu, nga ora 12:00 deri në 14:00, një pjesë e banorëve të rrugës 4 në Novo Sellë do të kenë ndërprerje të energjisë. Përdoruesit e prekur duhet të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë ndërprerje të shkurtër të planifikuar.