Dy drejtues mjetesh dhe një pasagjere humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në aksin rrugor Kërçovë-Gostivar. Aksidenti, i cili ndodhi pranë vendit të njohur si “Pusi i Seferit”, përfshiu tre automjete: një Mercedes, një Ford dhe një Opel, të gjitha me targa të Kërçovës.
Drejtuesit e mjeteve Z.D.(64) nga Manastiri dhe H.E.(38) nga Gostivari, vdiqën në vendngjarje. Pasagjerja nga automjeti Opel, B.E.(38) nga Gostivari, u transportua në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku më vonë ndërroi jetë.
Në aksident u plagosën gjithashtu katër persona të tjerë. Drejtuesi i mjetit Ford, A.R.(63) nga fshati Strugomisht i Epërm, pasagjeri i tij A.A.(67) nga fshati Kollarë, pasagjerja e mjetit Mercedes, D.S.(37) nga Kërçova, si dhe pasagjerët e mjetit Opel – tre të mitur nga Gostivari dhe R.E.(60) nga fshati Shutovë, Kërçovë, morën lëndime trupore dhe u dërguan në spitalet e Kërçovës dhe Shkupit.
Policia e Kërçovës raportoi se një hetim po zhvillohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik. Trupat e pajetë të viktimave iu dorëzuan familjarëve për ceremoninë mortore, pas urdhërit të prokurorit publik për kryerjen e autopsisë.