Shkup, Maqedoni e Veriut – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot hapjen zyrtare të thirrjeve për programin #EULIFE25. Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që ka akses në këto fonde të Bashkimit Evropian.
Mexhiti ka ftuar komunitetin akademik vendas, qeveritë lokale, institucionet shkencore dhe arsimore, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë drejtpërdrejt për një nga thirrjet e hapura. Sipas tij, kjo do të mundësojë që idetë e gjelbra të shndërrohen në projekte konkrete të mbështetura nga BE-ja.
Programi LIFE mbështet projekte në katër fusha kyçe: Mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, ekonominë rrethore, veprimin klimatik – zbutjen dhe përshtatjen, si dhe energjinë e pastër dhe burimet e qëndrueshme.
“Idetë, vizionet dhe iniciativat tuaja për një të ardhme të qëndrueshme tani mund të mbështeten me fonde të rëndësishme evropiane,” ka shkruar Mexhiti në rrjetet sociale. Programi totalisht kap vleren 600 milion Euro.
Për të qenë pjesë e programit, të interesuarit duhet të regjistrohen për të ndjekur ditët virtuale informative #EULife25 nga 13 deri më 15 maj. Atyre u ofrohet mundësia të marrin këshilla dhe udhëzime për plotësimin e aplikacioneve drejtpërdrejt nga ekspertë evropianë.