Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka angazhuar laboratorë të akredituar për të matur cilësinë e ajrit në zonën e prekur nga zjarri në Trubarevë. Rezultatet e këtyre matjeve do të publikohen menjëherë pas përpunimit, me pritet që rezultatet e para të dalin sonte.
Në pritje të rezultateve zyrtare, Ministria rekomandon qytetarët në zonën e prekur të ndërmarrin masa mbrojtëse:
- Të qëndrojnë në shtëpi, duke shmangur qëndrimin jashtë, veçanërisht pranë vendit të zjarrit.
- Të mbyllin dritaret dhe dyert për të reduktuar mundësinë e futjes së ajrit të ndotur në ambiente.
- Të fikur ventilimin e jashtëm, duke shmangur përdorimin e kondicionerëve dhe sistemeve pa filtra që marrin ajër nga jashtë.
- Të mbrojnë grupet e cenueshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duke i mbajtur ata brenda.
- Të përdorin maska mbrojtëse, nëse është e nevojshme të dalin, duke përdorur maska të tipit FFP2 ose FFP3.
- Të tregohen të kujdesshëm me ushqimin dhe ujin, duke i larë me kujdes frutat dhe perimet nga kopshtet përreth. Të përdorin vetëm ujë nga burime të sigurta.
- Të ndjekin informatat zyrtare, duke qëndruar të informuar rregullisht përmes kanaleve të Ministrisë.
Ministria apelon për qetësi dhe sjellje racionale dhe siguron që të gjitha institucionet kompetente janë mobilizuar për të monitoruar dhe menaxhuar situatën.