Martinijan Kirilovski ka publikuar këngën e tij të re “Udri me”, një baladë e cila po pritet të jetë një himn për të gjithë ata që kanë dashuruar, humbur ose kanë heshtur para fundit të një historie. Kënga është e shoqëruar nga një videoklip tërheqës i filmuar në disa lokacione urbane nëpër Shkup.
Muzika dhe aranzhmani janë vepër e kompozitorit të njohur Ilija Kosevski, i cili ka krijuar një atmosferë tingëlluese që njëkohësisht ledhaton dhe thyen. Teksti, i shkruar nga Vesna Malinova, është një rrëfim i dashurisë, fajit dhe peshës së të pathënave, duke pikturuar fuqishëm konfliktin e brendshëm që ndiejmë kur dashuria zbehet.
Zëri i Martinijanit është elementi kryesor që e udhëheq këngën nëpër shtresa pendese, rrëfimi dhe pranimi. “Udri me” nuk është vetëm një këngë, por një moment katartik, një pasqyrë e dobësisë njerëzore dhe mallit për falje, edhe nëse ajo nuk vjen kurrë.
Videoklipi i këngës, i drejtuar nga Tomislav Zivkovic, i njohur për ndjeshmërinë e tij vizuale dhe aftësinë për të përkthyer emocionin në imazh, paraqet modelen Eva Paunovic.
Kënga i dedikohet të gjithë atyre që kanë dashuruar gabimisht, kanë heshtur kur duhej të flisnin dhe kanë qëndruar kur duhej të largoheshin. Është një këngë që dhemb, por në atë mënyrë të vërtetë, pastruese, duke na kujtuar se gjithçka që na godet, na ndërton dhe se nga çdo rënie mund të vijë një tingull i ri, një varg i ri, një jetë e re.
“Udri me” është e disponueshme në të gjitha platformat dixhitale, ndërsa videoklipi mund të shihet në kanalin zyrtar të YouTube të Martinijan Kirilovskit.