VMRO-DPMNE njoftoi se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të transformojë Maqedoninë e Veriut, duke shtuar vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në ekonominë e vendit. Sipas partisë, kjo marrëveshje është historike dhe e rëndësishme për dy arsye kryesore.
Së pari, marrëveshja ka rëndësi strategjike dhe politike, duke rikthyer dinjitetin e vendit dhe duke hapur rrugën për stabilitet, siguri dhe zhvillim përmes partneritetit strategjik dhe miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar.
Së dyti, në terma ekonomikë, marrëveshja siguron një kornizë me një vlerë prej rreth 6 miliardë eurosh (5 miliardë paund).
Janë rënë dakord dy lloje projektesh që do të realizohen. Njëri është rekonstruksioni, modernizimi dhe ndërtimi i një linje të dytë hekurudhore në Korridorin 10, nga Tabanovci në Gjevgjeli.
Grupi i dytë i projekteve përfshin sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë përfundimin e qendrës klinike në Shtip, së bashku me një fakultet mjekësor dhe një konvikt me 200 shtretër, përfundimin final të spitalit në Kërçovë dhe rikonstruksionin e spitalit klinik në Tetovë.
VMRO-DPMNE thekson se marrëveshja do të sjellë hapje të vendeve të punës, zhvillim, përparim, projekte të reja infrastrukturore dhe investime në hekurudha përmes linjave të shpejta, autostradave dhe rrugëve.
Marrëveshja përfshin projekte në energji, transport, mjekësi dhe shëndetësi.
Partia thekson se kjo marrëveshje sjell një cikël historik investimesh me të cilin Maqedonia e Veriut do të punojë, ndërtojë, zhvillohet dhe ecën përpara.