Daily Events News Network_Site Logo_Original Size_2025

Ngjarjet ditore nga Maqedonia e Veriut

Lajmet më të fundit nga Maqedonia e Veriut në Shqip


Maqedonia e Veriut merr një investim historik, 6 miliardë euro nga Britania

Maqedonia e Veriut po hyn në një epokë të re zhvillimi dhe modernizimi falë një investimi historik prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar. Ky investim i madh, sipas koalicionit “VLEN”, është një mesazh i qartë i besimit ndërkombëtar në vizionin e ri të paraqitur nga Qeveria.

Investimi do të shfrytëzohet për projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ndër projektet kryesore përfshihen:

  • Ndërtimi i një spitali të ri modern në Kërçovë, së bashku me një qendër shëndetësore.
  • Rikonstruksioni i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë, për shërbime cilësore dhe kapacitet më të madh.
  • Finalizimi i spitalit klinik në Shtip dhe ndërtimi i një fakulteti të ri të mjekësisë, në përputhje me standardet moderne.
  • Ndërtimi i një hekurudhe moderne dhe të shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli, e cila do ta lidhë Maqedoninë e Veriut me rajonin dhe Evropën.

Koalicioni “VLEN” thekson se, si një ombrellë politike që përfaqëson vullnetin dhe shpresën e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit, garanton se ky paketë investimi nuk do të mbetet vetëm në letër, por do të shtrihet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në zonat shqiptare, ku ka pasur nevojë për më shumë kujdes dhe investime reale për dekada të tëra.

“VLEN” e sheh këtë si vizionin e tyre për një shtet të drejtë, funksional dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar, pavarësisht nga origjina apo rajoni, ndjen përfitimet e reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare. Ata premtojnë se nga Likova deri në Strugë, do të sigurojnë që kjo mundësi historike të transformohet në prosperitet real për të gjithë qytetarët.