Halkbank AD Shkup, në bashkëpunim me Visa, po lançon një lojë shpërblyese, duke i dhënë një fituesi mundësinë ekskluzive për të udhëtuar në Budapest dhe për të qenë pjesë e një eksperience unike me ekipin Visa Cash App Formula 1 Racing Bulls. Loja shpërblyese do të zhvillohet nga 20 maji deri më 20 qershor 2025.
Për të marrë pjesë, individët duhet të kryejnë minimumi pesë transaksione me një kartë debiti ose krediti Visa të lëshuar nga Halkbank gjatë kësaj periudhe, me një total prej të paktën 10,000 denarësh.
Pjesëmarrja është e vlefshme vetëm nëse plotësohet aplikacioni elektronik për pëlqim, i cili gjendet në faqen zyrtare të internetit të Bankës. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar që plotësojnë kushtet dhe kanë një kartë Visa aktive në ditën e shortit do të futen në short.
Shorti do të hidhet më 25 qershor 2025. Vetëm transaksionet e kryera brenda periudhës së lojës shpërblyese dhe vetëm përdoruesit e regjistruar do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së fituesit.
Halkbank dhe Visa ofrojnë një udhëtim të paharrueshëm të mbushur me adrenalinë, energji dhe kujtime të reja në një nga qytetet më emocionuese evropiane. Për më shumë detaje vizitoni faqen zyrtare të bankës.