Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur kritika të ashpra ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, duke theksuar mungesën e besimit të qytetarëve ndaj këtyre institucioneve dhe shqetësimet rreth vendimeve të tyre.
Gjatë seancës parlamentare për pyetje nga deputetët, Mickoski theksoi se anëtarët e Këshillit Gjyqësor, pavarësisht votëbesimit negativ nga parlamenti, vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit dhe të marrin kompensime të larta mujore, ndërkohë që gëzojnë një besim shumë të ulët nga qytetarët.
Ai gjithashtu reagoi ashpër ndaj Këshillit të Prokurorëve Publikë, duke përmendur rastin e prokurorit të lartë që kërkon uljen e dënimit të shkallës së parë në një rast specifik, duke e quajtur këtë veprim “të turpshëm”.
Mickoski u shpreh i vendosur se drejtësia duhet të jetë e paprekshme dhe e gjithësecili duhet ta marrë atë, duke paralajmëruar se disa gjëra nuk do të kalojnë lehtë.
Lidhur me reformat, Kryeministri theksoi se ato janë në fazën përfundimtare dhe pret që ato të miratohen deri në fund të qershorit. Megjithatë, ai shprehu dilemën personale nëse këto reforma do të funksionojnë me gjyqtarë dhe prokurorë të tillë. Ai shtoi se një grup i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh e kontaminojnë atë pjesë më të madhe që e meritojnë të jenë si gjyqtarë ashtu edhe prokurorë.