Një 21-vjeçar nga Shkupi, A.S., u arrestua sot pasi policia gjeti në shtëpinë e tij katër kilogramë marihuanë, 18 pako kokainë dhe një pistoletë ajri.
Policia nga Njësia e Tregtisë së Paligjshme e SIA Shkup, në bazë të një urdhri gjyqësor të siguruar paraprakisht, kreu një kontroll në banesën dhe hapësirat e tjera të A.S.
Gjatë kontrollit, në një dhomë ndihmëse të përdorur nga A.S., u gjetën dhe u sekuestruan katër kilogramë marihuanë, 18 pako kokainë, një peshore dixhitale dhe një pistoletë ajri CZ 7.65 me pesë fishekë.
A.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal, sipas procedurës urgjente.