Shkup – Nga mesnata, çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të jenë më të ulëta mesatarisht për 1.32%, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbeturinave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimet maksimale të derivateve të naftës nga data 29 korrik 2025, ora 00:01, do të jenë si më poshtë: benzina motorike EUROSUPER BS-95 do të shitet me 74.00 denarë për litër, benzina motorike EUROSUPER BS-98 me 76.00 denarë për litër, nafta EURODIESEL BS (D-E V) me 70.50 denarë për litër dhe vaji djegës Extra i lehtë 1 (EL-1) gjithashtu me 70.50 denarë për litër. Ndërsa vaji për djegie M-1 NS do të kushtojë 39.412 denarë për kilogram.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIESEL (D-E V) ulen me 1.00 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit shtëpiak ekstra të lehtë (EL-1) ulet me 0.50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet me 0.746 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 39.412 denarë për kilogram.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë një ulje mesatare: për benzinë me 2.449%, për naftë me 1.961%, për vaj ekstra të lehtë me 1.301% dhe për mazut ulja është 2.017%.
Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar, sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët me 0.489%.