Shkup, Maqedoni e Veriut – JP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njofton opinionin publik se të premten, më 18 prill 2025, sportelet e pagesave, sportelet e ankesave dhe operatorët në Drejtorinë e kompanisë do të jenë të hapur nga ora 7:30 deri në orën 15:30.
Sipas njoftimit zyrtar, dita e hënë, 21 prill 2025, do të jetë ditë jo pune për të gjithë punonjësit e kompanisë. Kjo ditë pushimi pason festën e Pashkëve Ortodokse.
Qytetarët mund të kryejnë pagesat dhe të parashtrojnë ankesa gjatë orarit të punës të caktuar. Pas datës 18 Prill, sportelet do të jenë të mbyllura deri të martën, më 22 Prill, për shkak të ditës jo pune.