Kinematekën e Maqedonisë së Veriut do të presë “Javën e Filmit Polak” nga data 12 deri më 17 maj 2025. Ky organizim, i cili vjen në bashkëpunim me Institutin “Adam Mickiewicz” nga Polonia dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Polonisë në Shkup, përkon me Presidencën e Republikës së Polonisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj jave tematike, shikuesit do të kenë mundësinë të shohin një përzgjedhje filmash polakë me ndikim të rëndësishëm në kinematografinë evropiane dhe botërore. Programi përfshin tituj nga breza dhe stile të ndryshme, duke përfshirë punimet e regjisorëve të njohur si Krzysztof Kieślowski dhe Agnieszka Holland, si dhe zëra bashkëkohorë si Agnieszka Smoczynska dhe Kuba Mikurda.
Java e filmit do të fillojë më 12 maj (e hënë) në orën 20:00 me shfaqjen e filmit SOLARIS, DASHURIA IME (Solaris mon Amour, 2023). Redaktorja e këtij filmi, Laura Pawela, do të jetë e pranishme në këtë shfaqje. Pas shfaqjes, ajo, së bashku me regjisorët Sasha Stanisic dhe Jane Altiparmakov, do të diskutojnë për punën e saj në këtë film. Hyrja për këtë film është falas.
Të gjitha shfaqjet do të mbahen në sallën e kinemasë së Kinematekës, duke filluar në orën 20:00. Filmat që do të shfaqen janë: BLIND CHANCE (Przypadek / Blind Chance, 1987), A LONELY WOMAN (A Lonely Woman / Kobieta samotna, 1987), PROVINCIAL ACTORS (Provincial Actors / Aktorzy prowincjonalni, 1979), GREEN BORDER (Green Border/Zielona granica, 1923) dhe THE LURE (Córki dancing/The Lure, 2015).
Programi realizohet në bashkëpunim me Institutin “Adam Mickiewicz” si pjesë e programit kulturor ndërkombëtar të Presidencës Polake me Këshillin e Bashkimit Evropian 2025.