TABANOVCË – Intensiteti i trafikut është rritur në vendkalimin kufitar të Tabanovcës për dalje nga vendi, ku pritjet janë rreth 30 minuta. Kjo është bërë e ditur nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM).
Në rrugët shtetërore, trafiku po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Sipas AMSM-së, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.