Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht në rrugë kryesisht të thata. Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë.
Auto Moto Sojuzi i Maqedonisë (AMSM) rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe një vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen në veçanti për seksionet Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino Sellës, është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative.