Në javën e fundit, JP Parking i Komunës së Qendrës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup, ka sanksionuar 103 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Këto automjete, të cilat pengonin rrjedhën normale dhe të sigurt të trafikut, u hoqën duke përdorur automjetet speciale “Pajak”.
Sipas njoftimit të JP POC, Komuna e Qendrës dhe JP POC po kujdesen çdo ditë për të rivendosur rregullin në kaosin e trafikut, i cili shkaktohet nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në rrugë.