Një grua është sulmuar dhe grabitur në mes të ditës në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
N. Gj. (38) nga Shkupi, dje në orën 16:30 ka raportuar në Policinë e Shkupit se dikush i ka bllokuar rrugën, ndërsa një person tjetër e ka sulmuar fizikisht, duke i marrë bizhuteritë personale.
Policia po punon për të zbardhur rastin dhe për të identifikuar autorët e grabitjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura deri tani.