Një grua është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër në një parking përpara një restoranti në komunën e Aeroportit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik.
Sipas raportimeve nga SPB Shkup, incidenti ka ndodhur më 15 maj 2025, rreth orës 14:30. Rasti është raportuar vetëm pesë minuta më vonë nga gruaja e sulmuar, D.B. (45) nga Shkupi.
“Sipas raportimit, në një parking përpara një restoranti në zonën e komunës së Aeroportit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, denoncuesja është sulmuar fizikisht nga një femër,” njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia po ndërmerr masa për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar sulmuesen.