Shkup, Maqedoni e Veriut – Nga 47 personat e lënduar në zjarrin tragjik në Koçan, vetëm njëri prej tyre është ende në gjendje kritike. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se njëri nga dy pacientët që ishin në gjendje të rëndë ka shfaqur përmirësime të lehta.
Ministri Taravari shtoi se kthimi i një pacienti tjetër që po trajtohet jashtë vendit pritet të bëhet nesër.
Sipas ministrit, ekspertë nga Britania e Madhe kanë kryer një vlerësim të kohëzgjatjes së rehabilitimit të të lënduarve. Vlerësimet tregojnë se të gjithë të lënduarit do të kenë nevojë për rehabilitim që zgjat nga një muaj deri në 24 muaj.
Taravari gjithashtu deklaroi se disa vende kanë ofruar rehabilitim falas afatgjatë për të lënduarit, ndërsa detajet specifike të kësaj ndihme do të bëhen publike brenda dhjetë ditëve të ardhshme.