Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Hepar-Bitola dhe klinikat për gastroenterologji, hepatologji dhe sëmundje infektive, ka filluar një fushatë kombëtare të përbashkët për depistimin falas dhe anonim të hepatitit B, hepatitit C dhe HIV-it, si dhe elastografinë për sëmundjet kronike të mëlçisë.
Fushata u inagurua sot me njësinë mobile të vendosur në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, duke ofruar depistim falas dhe anonim për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë.
Kjo iniciativë kombëtare do të shtrihet në 10 qytete të ndryshme në të gjithë vendin.
Qëllimi kryesor i fushatës është ndërgjegjësimi i publikut për sëmundjet e mëlçisë, siç janë kanceri i mëlçisë, mëlçia yndyrore alkoolike dhe jo-alkoolike, cirroza dhe sëmundjet e rralla të mëlçisë.
Orari dhe vendndodhjet e depistimit falas nëpër qytete janë si më poshtë:
- 28 Korrik: Shkup (10:00–13:00), Kumanovë (18:00–20:30)
- 30 Korrik: Tetovë (10:00–12:30), Gostivar (18:00–20:30)
- 01 Gusht: Strugë (10:00–12:30), Ohër (18:00–20:30)
- 04 Gusht: Manastir (10:00–12:30), Prilep (18:00–20:30)
- 06 Gusht: Shtip (10:00–12:30), Gjevgjeli (18:00–20:30)