Prokuroria Publike ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” në një takim informues për procedurën e hetimit, para protestës së paralajmëruar për nesër. Qëllimi i takimit është t’u ofrojë familjarëve një pasqyrë të plotë të të gjitha aspekteve të hetimit.
Nëse familjarët e viktimave shprehin interes, ata mund të caktojnë përfaqësues (jo më shumë se një anëtar nga familja e secilit viktimë) për t’u takuar me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prokurorët që veprojnë në rastet.
Familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan kanë paralajmëruar një protestë të quajtur “Marshimi për Engjëjt” në Shkup për nesër, 29 prill. Protesta synon të hedhë dritë mbi rrethanat e zjarrit dhe të kërkojë drejtësi për viktimat.