Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Vëllezërit Manaki” ka njoftuar hapjen e thirrjes për filma për edicionin e tij të 46-të, i cili do të mbahet në qytetin e Manastirit.
Dorëzimet e filmave janë të hapura nga 17 Prilli deri më 27 Qershor dhe mund të bëhen nëpërmjet platformës FilmFreeway në adresën https://filmfreeway.com/ManakiBrothers.
Festivali ofron një sërë çmimesh prestigjioze, duke përfshirë “Kamera e Artë 300” për Kinematografinë më të Mirë në kategorinë e seleksionimit zyrtar.
Gjithashtu, do të ndahen “Kamera e Argjendtë 300” dhe “Kamera e Bronztë 300” për kinematografinë në seleksionimin zyrtar.
Përveç kësaj, festivali do të ndajë “Kamera e Hekurt 300” për kinematografinë më të mirë në kategorinë e filmit dokumentar.
Konkurset e filmit të shkurtër dhe filmit studentor do të shpërblehen me “Kamera e Vogël 300” dhe “Kamera e Kristaltë 300”, respektivisht.
Festivali “Vëllezërit Manaki” ndan edhe çmime nderi, si “Kamera e Artë 300 për Arritje Jetësore në Kinematografi” dhe “Kamera Speciale e Artë 300 për Kontribut të Shquar në Artin Kinematografik Botëror”.
Një tjetër çmim i rëndësishëm është “Kamera e Artë 300 për Sinergji Krijuese”, që vlerëson bashkëpunimin e shquar midis kinematografëve dhe regjisorëve, si dhe me profesionistë të tjerë si gafferët, operatorët e kamerës, operatorët e Steadicam dhe key gripët.
Gjithashtu do të ndahet dhe çmimi “Ylli i Madh i Kinematografisë Maqedonase”.