Ekipi kombëtar i Maqedonisë në hendboll siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të 17-të, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Skandinavi, pas fitores ndaj Lituanisë.
Ndeshja e luajtur sonte në Qendrën Sportive “Jane Sandanski” përfundoi me rezultatin 26-17 në favor të Maqedonisë.
Edhe pse lituanezët morën një avantazh fillestar prej 0-4, Maqedonia arriti të dominojë lojën, veçanërisht në pjesën e dytë, duke fituar me një diferencë prej nëntë golash.
Kampionati Evropian do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm në Norvegji, Danimarkë dhe Suedi.
Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet të enjten.