Dy persona nga zona e Tetovës u arrestuan dje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Policia njoftoi se njëri shofer u kap duke vozitur në zonë të banuar me shpejtësi dyfish më të madhe se kufiri i lejuar, ndërsa tjetri e tejkaloi shpejtësinë në autostradë.
Sipas policisë, E.A., 28 vjeç, nga fshati Poroj i Tetovës, u arrestua në orën 15:00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë. Ai drejtonte një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi 103 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.
Ndërkohë, në orën 18:54 në autostradën Shkup-Tetovë, pranë vendit të quajtur “Studena Voda”, policia arrestoi S.R., 35 vjeç, nga fshati Gjermo i Tetovës. Ai drejtonte një automjet “BMW” me targa gjermane me shpejtësi 173 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.
Të dy shoferët u ndaluan në stacionin policor dhe kundër tyre do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “vozitje e pakujdesshme e automjetit motorik”.