Dy fëmijë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Debreshë, komuna e Gostivarit.
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, aksidenti ka ndodhur kur një motoçikletë “Arora” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një i mitur nga Debreshi, është përplasur me një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga A.F.
I mituri që drejtonte motoçikletën dhe pasagjeri i tij 15-vjeçar nga fshati Dobri Doll, Gostivar, kanë marrë lëndime të rënda trupore. Lëndimet janë konfirmuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit.
Një ekip nga Departamenti Policor i Gostivarit, i autorizuar nga një prokuror publik, ka kryer një hetim në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.