Disa zona në Shkup do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike sot, siç njoftoi EVN Maqedoni. Ndërprerjet e planifikuara do të prekin disa komuna dhe do të zgjasin disa orë.
Në komunën e Ilindenit, banorët e rrugës 1 Mralino do të jenë pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 13:30.
Në komunën e Qendrës, ndërprerja do të jetë nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe do të prekë banorët e rrugëve Vasil Gjorgov, Naroden Front dhe Jurij Gagarin.
Në Kisella Vodë, një pjesë e banorëve të rrugës Ivan Haxhinikolov do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 12:00.
Në Karposh, një pjesë e rrugës Moskovska, rreth farmacisë Zegin, do të ketë ndërprerje nga ora 09:00 deri në 15:00.
Në komunën e Çuçer Sandevës, pa energji elektrike do të jenë banorët e Gorno Orizarit, Gluvos dhe miniera e Granitit në fshatin Brazdë, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Në komunën e Gazi Babës, rruga 5 dhe rruga 7 në Jurumleri do të kenë ndërprerje nga ora 12:30 deri në 14:30.