Qyteti i Shkupit do të fillojë nesër dezinfektimin kundër mushkonjave të rritura në të gjithë territorin e qytetit. Paralelisht, autoritetet kanë njoftuar se më 16 shtator do të fillojë edhe dezinfektimi tokësor kundër mushkonjave të rritura dhe larvave të tyre.
Dezinfektimi ajror është planifikuar të realizohet më 12 dhe 13 shtator, në orët e para të mëngjesit. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, aksioni do të shtyhet për ditën e parë vijuese me kushte të përshtatshme.
Dezinfektimi tokësor do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 shtator, në periudhën kohore nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit.
Autoritetet lokale kanë apeluar te bletarët që të marrin masa paraprake për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë periudhës së dezinfektimit.