Katër persona nga Gjevgjelia janë paditur penalisht për kontrabandim të migrantëve, sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme. D.T. (32 vjeç), U.K. (24 vjeç), L.A. dhe V.T. (50 vjeç) akuzohen për përfshirje në një skemë kontrabandimi.
Sipas informacioneve zyrtare, më 17 prill 2025, D.T. në zonën e Gjevgjelisë ka pranuar katër migrantë, përfshirë një fëmijë nga Kina, dhe i ka dorëzuar U.K.
L.A., nëna e D.T., akuzohet se i ka informuar ata nëpërmjet telefonit për lëvizjen e patrullave policore me qëllim që të mundësonte kontrabandimin e pa penguar.
Gjykata Themelore Penale Shkup ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për D.T. dhe U.K., ndërsa L.A. është vendosur në arrest shtëpiak për 30 ditë.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.