Disa fshatra në komunën e Çuçer Sandevo sot janë pa energji elektrike për shkak të punimeve të EVN Maqedoni AD.
Sipas njoftimeve zyrtare, nga ora 09:00 deri në ora 16:00, do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga fshatrat Pobozhje, Brodec, Malino, Tanushevc dhe Brest.
Këto ndërprerje janë të nevojshme për të realizuar punime të planifikuara nga ana e EVN Maqedoni AD, që synojnë përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik në këtë zonë.