Komisioni Rregullator për Energji ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht me 0.53% krahasuar me vendimin e 15 majit 2025. Vendimi hyn në fuqi nga ora 00:01 e datës 17 maj 2025.
Çmimi maksimal i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet me 2.00 denarë/litër, duke arritur në 77.50 denarë/litër.
Ndërsa çmimet e produkteve të tjera të naftës mbeten të pandryshuara. Kështu, çmimet maksimale do të jenë:
- Benzina EUROSUPER BS – 95: 73.50 denarë/litër
- Nafta EURODIZEL BS (D-E V): 66.50 denarë/litër
- Vaj ekstra i lehtë për ngrohje 1 (EL-1): 65.00 denarë/litër
- Vaj djegës M-1 NS: 36.529 denarë/kilogram
Sipas Komisionit, çmimet e referencës së produkteve të naftës në tregun botëror shënojnë rritje mesatare. Benzinës i është rritur çmimi me 4.293%, naftës me 1.021%, vajit ekstra të lehtë me 4.381% dhe vajit djegës me 0.382%.
Gjithashtu, kursi i këmbimit të denarit ndaj dollarit është më i lartë me 0.2495% krahasuar me periudhën e mëparshme të llogaritjes së çmimeve.