Një 36-vjeçar nga Shkupi u ndalua nga policia në kompleksin klinik “Nënë Tereza” pas mesnate.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, I.K., 36 vjeç, nga Shkupi, u arrestua nga oficerët e policisë nga Departamenti Policor i Shkupit në orën 00:30 të datës 8 maj 2025, pasi ai u soll në mënyrë agresive ndaj tyre ndërsa ata po kryenin detyrat zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një parashtresë e përshtatshme.