Një banor 36-vjeçar nga Manastiri, me iniciale M.Sh., është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar me një send të mprehtë një shtetas australian 41-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “St. Kirili dhe Metodi” në Manastir, përpara një lokali në rrugën e njohur “Shirok Sokak”.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.Sh. do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të rrezikimit të sigurisë me armë të rrezikshme gjatë një zënke apo grindjeje. Policia po heton më tej rrethanat e plota të incidentit.