Një automjet i Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut është vjedhur gjatë natës në Gazi Baba, ku ishte lënë për servis. Sipas informacioneve të bëra publike, pronari i autoservisit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për incidentin.
Automjeti i vjedhur është një furgon ngarkese “Iveco Daily” në pronësi të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Krahas automjetit ushtarak, janë vjedhur edhe targat e një automjeti pasagjerësh “Mazda” që gjithashtu ishte lënë në servis.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve të vjedhjes. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të gjetur automjetin e vjedhur.