Një 31-vjeçar nga Kriva Pallanka, B.R., u arrestua sot në Shkup pasi dyshohet se ka shkaktuar aksident në një pikë karburanti duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Srbija” ku B.R., duke drejtuar një automjet “Hyundai” me targa të Shkupit, goditi objektin e pikës së karburantit.
Sipas informacioneve nga policia, pas marrjes së masave, është konstatuar se B.R. drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe se ishte nën ndikimin e alkoolit. Në gjakun e tij u matën 2.14 promil alkool.
Përveç këtyre shkeljeve, B.R. dyshohet gjithashtu se është prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ASH).
Policia po punon për të dokumentuar plotësisht rastin dhe pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për “vozitje të pakujdesshme” sipas nenit 297 A të Kodit Penal.