Një shtetas grek u arrestua në pikën kufitare të Tabanocës pasi iu gjetën fishekzjarrë në automjetin e tij. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, N.K., 29 vjeç, nga Republika e Greqisë, u arrestua rreth orës 23:30 të datës 24.04.2025 gjatë një kontrolli kufitar në dalje të vendit.
Policia gjeti pajisje të ndryshme piroteknike gjatë kontrollit të automjetit me targa gjermane që ai po drejtonte.
Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal adekuat.