Veles – Një 45-vjeçar nga Veles, i identifikuar si G.Š., është arrestuar nga policia e SIA Veles, konfirmuar nga autoritetet. Arrestimi u krye në ora 17:50, më 22 prill 2025.
Arsyeja e arrestimit është një urdhër i lëshuar nga gjykata, sipas të cilit G.Š. duhet të vuajë një dënim me burg prej tetë vjetësh.
Dënimi është dhënë për veprën penale të “lëndimit të rëndë trupor” që ka rezultuar me vdekje, e cila dënohet sipas nenit 131 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.
Personi i arrestuar është dërguar në Burgun e Idrizovës për të filluar vuajtjen e dënimit.