Një burrë 44-vjeçar nga Shtipi, me iniciale Z.S., u arrestua nga policia e Shtipit pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi automjetin e tipit “Hyundai” me targa të Shtipit, të drejtuar nga Z.S.. Pas matjes së nivelit të alkoolit në gjak, u konstatua se ai kishte 1.55 promil alkool në gjak.
Pas kësaj, ai u ndalua menjëherë dhe u dërgua në stacionin policor. Autoritetet kompetente thanë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, i cili i referohet “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik”.