Policia në Koçan ka arrestuar 36-vjeçarin K.I. gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i cili u realizua me urdhër të gjykatës.
Gjatë kontrollit, u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e markës “Red Star” kalibri 7.65 mm, marihuanë dhe një mjet për bluarjen e marihuanës me mbetje të saj.
Personi i ndaluar ndodhet në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.