Policia ka arrestuar S.A., 32 vjeç, nga Shkupi, i cili ishte në kërkim me urdhër qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit. S.A. ishte i dënuar me dy vjet burg në lidhje me nenin 236 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Arrestimi u krye nga forcat e policisë, të cilat e kishin në ndjekje personin në fjalë.
S.A. do të dërgohet në institucionin përkatës penal për të vuajtur dënimin e tij.