Kumanovë – Një 51-vjeçar nga Kumanova, V.K., u arrestua dje nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë, V.K. u ndalua rreth orës 21:20 nga oficerët e Stacionit të Policisë së Sigurisë Rrugore në Departamentin e Policisë së Kumanovës. Ai po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Kumanovës.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi se V.K. kishte 2.05 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i rrezikshëm i automjetit”.