Një 34-vjeçar nga Shkupi me iniciale J.O. u arrestua pasi goditi me motor një vajzë dhjetëvjeçare në rrugën “John Kennedy” në Shkup. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit.
Vajza e mitur u dërgua menjëherë në kompleksin e klinikave, ku u konstatuan lëndime të rënda trupore.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një prokuror publik është njoftuar për rastin dhe kundër 34-vjeçarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën e kryer.