Një 30-vjeçar nga Greqia, i identifikuar si G.K., është arrestuar dje nga policia në vendkalimin kufitar të Tabanocës, rreth orës 12:45 pasdite, gjatë hyrjes në vend.
Sipas informacioneve zyrtare, arrestimi u krye gjatë një kontrolli rutinë kufitar të automjetit me targa holandeze, që drejtohej nga i arrestuari.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe konfiskoi marijuanë, si dhe tre mulli.
Autoritetet kanë njoftuar një prokuror publik për rastin, ndërsa i arrestuari është dërguar në Departamentin e Policisë në Kumanovë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.