Probishtip – Një 39-vjeçar nga Probishtipi u arrestua mbrëmë nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të policisë, O.T., u ndalua nga oficerët e Departamentit të Sigurisë së Trafikut Rrugor të Probishtipit rreth orës 00:10. Gjatë kontrollit, u konstatua se ai po drejtonte një automjet “Opel Meriva” me targa të Probishtipit dhe pas matjes, rezultoi se kishte 1.55 promil alkool në gjak.
Pas kësaj, ai u përjashtua nga trafiku dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “ngarje e pakujdesshme e një automjeti motorik”. Rasti do të dokumentohet plotësisht.