Policia ka arrestuar dy persona nga Gjevgjelia nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “kontrabandimi i migrantëve” në kufirin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.
Sipas policisë, dje rreth orës 19:30, oficerë policie nga Stacioni Policor Kufitar “Bogorodica” kanë vërejtur pesë persona duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
Janë ndaluar L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina, si dhe U.K. (23) nga Afganistani. Dy persona të tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, pranë kufirit janë arrestuar edhe D.T. (32) dhe V.T. (49) nga Gjevgjelia, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kontrabandimit të migrantëve.
Gjatë kontrollit, pranë tyre janë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, të cilët do të përdoren për hetime të mëtejshme. Personat e arrestuar janë mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal adekuat, njofton policia.