Tre persona u arrestuan në Kumanovë gjatë natës për ngarje automjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë, N.M. (28) nga fshati Biljanovce u arrestua në orën 01:30 në rrugën rajonale Kumanovë-Sv.Nikole. Ai po drejtonte një automjet “BMW” me targa të Kumanovës dhe u konstatua se kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.68 promil.
Një tjetër arrestim u krye në orën 01:55 në rrugën “Gjorche Petrov” në Kumanovë, ku V.K. (42) nga fshati Dobroshane u ndalua duke drejtuar një automjet “Golf” me targa të Kumanovës. Niveli i alkoolit të tij u mat në 1.69 promil.
Rreth orës 03:00, B.D. (28) nga fshati Tabanovce u arrestua në bulevardin “Oktomvriska Revolucija” gjithashtu duke drejtuar një automjet “Golf” me targa të Kumanovës me një nivel alkooli prej 1.56 promil.
Të tre personat u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik”.