Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka urdhëruar zhvillimin e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
I dyshuari akuzohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025, ka shitur në mënyrë të përsëritur marihuanë narkotike personave të varur nga droga.
Gjatë procedurës paraprake, janë siguruar prova se i dyshuari ka mundësuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e marihuanës nga të mitur të moshës 14 vjeçare.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij më 12 maj, u gjetën rreth 8 gramë marihuanë, të cilat ai i posedonte për shitje të paautorizuar, njoftoi Prokuroria.
Prokurori publik i ka parashtruar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Manastir një propozim për të urdhëruar paraburgimin e të dyshuarit.