Shkup – Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, njoftoi se qeveria po punon në një aplikacion super të ri kombëtar celular për identitet dixhital dhe shërbime, i cili pritet të lançohet deri në fund të këtij viti.
Ministri Andonovski e theksoi këtë iniciativë gjatë panel diskutimit “Politikat Dixhitale dhe Inovacionet për një Ekonomi të Gatshme për të Ardhmen” në kuadër të Samitit 2025 të organizuar nga Maqedonia 2025. Ai e konsideroi këtë aplikacion si një projekt kyç që do t’u sjellë shërbime qytetarëve.
Sipas Andonovskit, aplikacioni do të fillojë me shërbimet më të nevojshme për qytetarët, duke përfshirë një kartë identiteti dixhitale, patentë shoferi dhe akses në shërbime kryesore.
Ai theksoi se zhvillimi i aplikacionit bazohet në modelin e aplikacionit DIA të Ukrainës, i cili ka transformuar komunikimin mes qytetarëve dhe institucioneve në Ukrainë.
Andonovski shtoi se qeveria nuk po nxitohet me zhvillimin e aplikacionit, por po fokusohet në testim, përmirësim dhe dëgjim të përdoruesve, si dhe vendosjen e bazave ligjore të duhura. Ai theksoi rëndësinë që aplikacioni të funksionojë lehtë dhe sigurt që nga dita e parë e lanësimit.
Ministri Andonovski e përfundoi duke thënë se vizioni është i qartë: t’u kthehet njerëzve koha, energjia dhe besimi, si dhe të ndërtohet diçka e re në Maqedoni. Ai shtoi se nëse qytetarët tashmë kanë një smartphone në dorë, atëherë pse të mos e kenë edhe qeverinë atje.