Një 32-vjeçar nga fshati Plasnicë e Kërçovës është paditur penalisht për shkaktim rreziku të përgjithshëm dhe sulm ndaj një zyrtari policor. Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit njoftoi se incidenti ka ndodhur të shtunën pranë stacionit policor në Kërçovë.
Sipas informacioneve, E.S. e ka sulmuar fillimisht A.A., 28 vjeç, nga fshati Tuhin i Kërçovës, duke e spërkatur atë në fytyrë me sprej.
Pas këtij sulmi, E.S. ka sulmuar edhe zyrtarët policorë që ndërhynë në vendngjarje.
Autoritetet kompetente po hetojnë rastin për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e incidentit.