Një 23-vjeçar nga Kriva Pallanka do të përballet me akuza penale për keqtrajtim të kafshëve pasi dyshohet se tërhoqi një qen me makinë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, incidenti u raportua në Departamentin e Policisë në Kriva Pallanka më 10 maj 2025, në orën 23:30, pasi një video u publikua në rrjetet sociale ku shihej një qen i lidhur pas një automjeti në lëvizje, i detyruar të vraponte.
Menjëherë pas marrjes së raportit, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë në Kriva Pallanka ndërmorën masa dhe aktivitete të duhura, duke përcaktuar se pronari i automjetit dhe i qenit është A.A. (23) nga Kriva Pallanka.
Me A.A. është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për keqtrajtim të kafshëve.