Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër S.V., 36 vjeç, nga Kumanova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim.”
Gjatë muajit gusht 2024, i dyshuari i ka ofruar një personi nga Kumanova ndihmë në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me një kompani sigurimesh të huaj.
Pasi palët ranë dakord, S.V. mori nga personi në fjalë një total prej 1,700 dollarësh amerikanë në dy raste të ndryshme.
Megjithatë, i dyshuari nuk e përmbushi marrëveshjen e bërë me personin e dëmtuar.